Ministri Beqaj: 660 milionë lekë për fuqizimin dhe modernizimin e Spitalit të Traumës

359
Sigal

Salla të
reja kirurgjikale, aparatura të ekografisë dhe pajisje të tjera mjekësore do ti
shtohen logjistikës aktuale të Spitalit Universitar të Traumës falë investimit
me vlerë 660 milionë lekë që parashikon fuqizimin dhe modernizimin e mëtejshëm
të këtij institucioni.

Punimet e nisura së fundi përfshijnë konkretisht
ndërhyrjet në pjesën që do të jetë i gjithë poli i imazherisë për pacientët e
shtruar në spital, ndërkohë që parashikohen edhe ndërhyrje në urgjencë, në
sallat e operacioneve, por edhe për përmirësimin e ndjeshëm të sistemit
elektrik dhe atij të aspirimit, duke instaluar një sistem të ri dhe bashkëkohor
aspirimi të ajrit me filtra antimikrobikë.

Gjatë inspektimit për të ndjekur nga afër ecurinë e
punimeve, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi se falë këtyre
ndërhyrjeve në infrastrukturën e Spitalit Universitar të Traumës, me investimin
prej rreth 5.7 milionë euro, sigurohet instalimi i pajisjeve të reja brenda
pranverës së ardhshme në këtë spital, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit
shëndetësor për pacientët që kanë nevojë për shërbimet e këtij spitali.

Kreu i
shëndetësisë u shpreh se këto investimeve do të bëjnë që ky spital t’i
përgjigjet ashtu siç duhet nevojave që kanë pacientëve të ndryshëm nga i gjithë
vendi. “Në vijim të përpjekjeve për fuqizimin dhe modernizimin e Spitalit të
Traumës po bëjmë disa ndërhyrje të nevojshme në infrastrukturë, në mënyrë që
investimi prej rreth 5.7 milionë euro pajisje që do të instalohen pranverën e
ardhshme, të jenë të gatshme edhe për funksionim. Janë rreth 660 milionë lekë,
që financohen nga Buxheti i Shtetit për ndërhyrje në këtë pjesë që do të jetë
gjithë poli i imazherisë për pacientët e shtruar në spital, përfshirë edhe
ndërhyrjet në urgjencë, në sallat e operacioneve; për të patur përmirësim të
sistemit elektrik, që është i amortizuar, për të patur sistem aspirimi të ajrit
me filtra antimikrobike siç i duhet sallave të operacioneve, dhe kemi dhe
përmirësimin e ndjeshëm të sistemit elektrik, të aspirimit dhe të ajrimit edhe
në reanimacionin e përgjithshëm të spitalit”, ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Investimet e kryera në ketë spital do të jenë në funksion
të plotë pranverën e ardhshme. “Me këto ndërhyrje në nivelin 660 milionë lekë,
bëhen praktikisht shumë më efiçente edhe pajisjet, siç e thashë një vlerë
investimi 5.7 milionë euro që do të vihen pranverën e ardhshme në funksionim në
spital, gjë që do ta bëjë këtë spital me kapacitete që ti përgjigjet ashtu siç
duhet nevojave që kanë pacinetë të ndryshëm nga i gjithë vendi për trauma dhe
për sëmundje të tjera”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Këto janë dy blloqet kryesore ku po punohet aktualisht,
ndërkohë që të tjera investime dhe ndërhyrje do të kryhen edhe në shërbime të
tjera të Spitalit Universitar të Traumës