Presidenti Meta ka ditëlindjen, “pika e tij e dobët” e uron me foton dhe dedikimin emocionues

516
Sigal

Familja Meta ka festuar sot ditëlindjen e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Kreu i shtetit, ka festuar sot 51-vjetorin e tij në një gjendje aspak normale për të gjithë dhe ka zgjedhur që kjo ditëlindje e tij të jetë sa më private.

Megjithatë në një ditë të veçantë si e sotmja për Z. Meta, nuk ka munguar urimi i vajzës së tij të vogël, Era Meta me të cilën Presidenti ka një lidhje mjaft të ngushtë.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto krah të atit, kur ka qenë më e vogël në moshë e ku duket mjaft e qeshur.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë fansja jote numër 1”, – ka shkruar vajza e Metës në postimin e fundit në rrjetet sociale. Era Meta thuhet se është “pika e tij e dobët” dhe në shumë evente publike ajo është shoqëruesja e tij.
Kujtojmë se çifti Meta janë prindër të tre fëmijëve, Borës, Erës dhe Besarit, të cilët ndryshe nga më e vogla e familjes janë të tërhequr nga vëmendja publike dhe intervistat.