Meta ‘shpërthen’ kundër kreut të KED: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit

110

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot sërish kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke thënë se ka bërë akte mafioze me publikimin ne Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se nuk e njeh Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Kur u pyet nga Blendi Fevziu se Vorpsi është publikuar në Fletoren Zyrtare, Meta tha: “Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Shteti ka Kushtetutë ka mbaruar kjo histori”.

Më tej Meta tha se, nuk është serioze se ajo është betuar tek noterja.