Xhaferri: Qeveria po rilind edhe kurset kundër analfabetizmit (funksional)!

54
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Raportet dramatike të PISA-s kanë ekspozuar asgjësimin e arsimit shqiptar në dekadën e Rilindjes, ku regresi ka qenë prezent në të gjitha hallkat e arsimit, nga ai fillor ku ka nxënës si në Backë të Skraparit që bëjnë deri në 4 orë rrugë në këmbë për të bërë mësim deri në Universitete ku janë hapur Katedrat e Plagjiaturës dhe Nepotizmit

NOA

Censi i fundit ndonëse i marrë peng faktoi se analfabetizmi është prezent edhe në ‘zemër’ të Shqipërisë, pasi 1/5 e personave që nuk dinë shkrim dhe këndim në të gjithë vendin janë në qarkun e Tiranës.

Të dhënat konfirmojnë se në qarkun e Tiranës numërohen rreth 9 600 analfabetë, shumica e tyre janë në bashkinë e Tiranës që drejtohet nga ai që fsheh diplomën, pasuar nga Kamza që drejtohet nga akademiku Rakip Suli, Kavaja, Vora dhe Rrogozhina.

36% e atyre që nuk dinë të shkruajne e të lexojnë janë të grupmoshës 10-49 vjeç dhe këto të dhëna të cunguara janë realiteti i trishtë i pjesës më të madhe të vendit.

Përballë kësaj situate jemi në kushtet e rikthimit të kurseve të analfabetizmit dhe nevojës për një plarformë emergjente për të nxjerrë arsimin nga intubimi!