28 Nëntori në Tiranë, Olli: Bashkia mungesë respekti për historinë

310
Këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak, kanë akuzuar bashkinë e Tiranës, se nuk ka marrë asnjë masë për kremtimin e festës së pavarësisë. Leonard Olli, tha se bashkia, po tregon mungesë respekti për historinë e vendit.
Leonard Olli: Shpreh zëmëratën tonë, por e të gjithë qytetarëve të Tiranës që Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për të nderuar këtë ditë, pasi kjo është dita e mbarë shqiptarëve, është dita e mbarë kombit shqiptar, dhe Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Për fat të keq nuk kemi abzolutisht asnjë element të përkujtimit dhe festimit e kësaj ditë në nivelin dhe lartësinë që i takon, përkundrazi kemi një mungesë respekti si në nivel të historisë ashtu edhe të protokollit. Sot në 28 nëntor ngrihet flamuri në Tiranë, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është një element totalisht profane protokollar.