Meta e thotë prerë: Jap kontribut në mbrojtje të demokracisë dhe…

142

Presidenti Ilir Meta tha se është koha për t’u përballur me opinionin publik.

Meta shprehu falenderime për Kuvendin e Shqipërisë lidhur me respektin ndaj Komisionit të Venecias, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i Institucionit të Presidentit të Republikës me këtë komision, do të jetë shumë transparent.

“Kemi të bëjmë me një kazuz në fushën e së drejtës, shumë e rëndësishme për të ardhmen dhe do të jap kontributin më të mirë në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe pluralizmit politik, në mënyrë të veçantë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ku përfshihet edhe ajo e zgjedhjeve”, tha Meta.

Presidenti tha se kjo është një sfidë dhe kemi të bëjmë me një ndërkombëtarëzim të një çështjeje, e cila ka të bëjë jo vetëm me demokracinë shqiptare, por edhe në atë të nivelin europian.

Meta tha se 11 tetori nuk është ndonjë datë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por data më e rëndësishme është 18 tetori, dita kur pritet vendimi për hapjen ose jo të negociatave me BE.

“Në 11 tetor jepet raporti i Komisionit të Venecias, por kjo nuk është një datë e rëndësishme, përveç atyre që duan të bëjnë propogandë dhe t’i japing rëndësi. E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë më 18 tetor, ndaj për një vend që ngel në klasë, pushimet kaq të gjata nuk janë të mira”, tha Meta.