Mediu që mbylli gojën për Gërdecin, shpërthen për miellin e Fiqos

483
Seanca e djeshme parlamentare e kishte emrin “Mielli Fiqos”, mbasi Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, bërë deputet nga lista e PD, kërkoi në parlament që të mos sulmohej biznesi i krushkut të tij Fiqiri Ismaili, bosit të miellit të helmuar “Diamond”. Debatin në parlament e hapi deputeti i LSI, zoti Luan Rama me denoncimin për regjistrimin e 500 emrave të banorëve të rretheve Fier, Pogradec, Lushnje, Berat, Elbasan, Korçë e Tiranë, si banorë të Vorës, të cilët ashti si mielli dhe grurpi kancerogjen janë votues të “importuar” prej krye-bashkiakut të Vorës e Gërdecit, Fiqiri Ismaili, ose “Fiqos së miellit”, siç e quajnë në këtë zonë. Deputeti i Gërdecit, që e ktheu seancën parlamentare në avokati për “miellin e Fiqos” është deputeti Fatmir Mediu, ose krushku i Fiqos. Në 19 vjet deputet, Fatmir Mediu nuk është shfaqur asnjëherë aq i acaruar dhe agresiv deri në histerizëm, sa u shfaq dje në parlament, në mbrojte të miellit të krushkut Fiqo. 
Nuk ka qenë aq i acaruar e agresiv, as kur kur parlamenti kërkoi heqjen e imunitetit të tij, si shefi që kishte firmosur fabrikën e trafikut të municioneve të Gëredecit, ku prej aferës së firmosur e vulosur prej tij u vranë 26 njerëz, mes tyre 3 të mitur që demontonin municione dhe 4 fëmijë që luanin në oborret e shtëpive. Debati politik për miellin e fiqos, ka nisur kur AKU bllokoi 100 tonë miell të helmuar, të caktuar si “karrem”” për votat e mandatit të tretë të krushkut të Fatmir Mediut, ose siç njihet ndryhse “Fatja i Milanos”. 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), nuk e bllokoi miellin e Fiqos se ishte i politizuar, por sepse ishte i helmuar. Dy ditë më parë, policia e Kamzës, ndaloi dy furgonë, të cilët shpërndanin miell “Fiqotoksinë” në Domje, Bërxullë, Ahmetaq, Rinas,, Maqinet, Fushë-Prezë, Kashar e zona të tjera të Bashkisë së re të Vorës, ku një prej shpërndarësve, rezultoi se ishte pjesë e stafit të Presidentit të (pavarur) të Republikës Bujar Nishani, i cili në fakt është baxhanak i krye-bashkiakut të Vorës, angazhuar gjatë fushatës elektorale, si shpërndarës mielli dhe blerës votash!
Sigal