Panariti: Një parti e vetme “sundon” gjithçka, të çlirohet sistemi

419
Sigal

Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas vëzhgimit të Venecias. Në raportin e të cilës  del në pah se duke analizuar gjendjen ku ndodhet Shqipëria,  një parti e vetme sundon gjithçka.Panariti shprehet se opozita duhet të çlirojë këtë sistem sa më parë.

Postimi i plotë i Edmond Panariti:

Nga një parti- shtet “de jure” në parti – shtet “de facto”! Këtë sapo na e vërtetoi edhe Venecia!

Njësoj si tridhjetë vite më parë “sundohemi” nga një parti e vetme, në të gjithë nivelet e sistemit. Ndryshon vetëm forma.
Me përkufizim, sistemi i tashëm cilësohet si : Sistem një partiak “de facto”.
Ja si përshkruhet në traktatet e sistemeve, një sistem i tillë :
Sistemi një partiak “de facto” është një sistem i dominuar nga një parti, por që ndryshon nga sistemi i partisë-shtet, vetëm sepse lejon në letër mbajtjen e zgjedhjeve shumë partiake “demokratike”. Të tjerat mbeten si më parë!
Prandaj opozita e ka te pamundur të fitojë zgjedhjet, pa çliruar sistemin.
Ndryshe është të shkosh si cjapi te kasapi!
Venecia, e vërtetoi këtë!