FOTO/ Protesta kundër faljes së 12 miljeve: Koha e maskarenjve, deti i shqiptarëve

616
Disa dhjetra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së aktivistëve të shoqërisë civile për të kundërshtuar faljen e detit ndaj Greqisë. Reagimi erdhi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, sipas të cilit nga negociatat e zhvilluara në Kretë dhe Korçë, është pranuar zgjerimi i hapësirës detare të shtetit helen me 12 milje.
Përmes kësaj proteste i është bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mos guxojë të falë asnjë metër të hapësirës detare të Shqipërisë, ndërsa është paralajmëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve për të ndaluar çdo marrëveshje të tillë. 
Sigal