Mazhoranca përfshiu në kalendarin e punimeve tre javore shkarkimin e Zgurit

505
Para seancës së 30 nëntorit, mazhoranca vendosi të përfshijë në kalendarin e punimeve shkarkimin e Klement Zgurit. Këtë gjë e ditur edhe në raportin e Kuvendit. Në komisionin e ligjeve, në datë 14 nëntor, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri propozimin përkatës në Komisionin e Ligjeve. Kjo kërkesa u kundërshtua nga opozita, e cila edhe më herët kishte deklaruar se nuk do të pranonte asnjë kërkesë të tillë dhe se do të çonte çështjen në Kushtetuese. Kërkesa erdhi deri në datën 30 nëntor, kur në mëngjes u pranua të futej në kalendar dhe në fund të seancës, kreu i qeverisë deklaroi e një çështje të tillë do të ishte mirë të zgjidhej me dialog nga të dyja palët. 

Kërkesa e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, është përfshirë në programin e punës së Kuvendit, ndonëse u hoq nga diskutimi në seancën e 30 nëntorit. Ishte një kërkesë e kryetarit republikan, Fatmir Mediu dhe miratimi i kryeministrit Rama që e spostuan diskutimin, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se shkarkimi nuk mund të bëhet pa u shprehur vetë KQZ-ja. Nisma për rrjedhojë është hequr nga kalendari i punës, ku përcaktohet se çfarë do të diskutohet në mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe në seancën plenare. Situata e krijuar me përmbytjet duket se e ka spostuar vëmendjen edhe nga çështja e KQZ-së, ndërsa mazhoranca ka kërkuar nga opozita të shprehet nëse vazhdon marrëveshja e 18 majit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje u mundësua edhe marrja e drejtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga përfaqësuesi i opozitës, e cila ndodhet sot në mazhorancë brenda këtij institucioni. PS e akuzon Zgurin se nuk shqyrtoi në kohë në KQZ një material të ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me formularin e dekriminalizimit të kryetarit të bashkisë së Mallakastrës. Për rrjedhojë, kryeministri Rama premtoi se shumica do të shkarkonte në Kuvend, Klement Zgurin, ndërsa po shqyrtonte edhe mundësinë e shkarkimit të vetë kryebashkiakut të Mallakastrës. Megjithatë duket se Partia Socialiste është tërhequr për momentin nga këto nisma, duke kërkuar më parë një diskutim me opozitën.
Sigal