Mazhoranca bën gati projektin e reformës së re zgjedhore, pa opozitën

498
Sigal

Opozita e ka bojkotuar parlamentin, madje kryetari i PD-së u shpreh para disa ditësh, se opozita do ta bojkotojë parlamentin pa afat, nëse nuk do të kalojë drafti i Opozitës për vettingun e politikanëve. Mirëpo, bojkoti i Parlamentit nga opozita vë në pikëpyetje edhe ecurinë e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, e cila deri tani është shtyrë 2 herë. Mirëpo, sipas bashkëkryetarit socialist të këtij komisioni Bledi Çuçi mungesa e opozitës nuk përbën problem, sepse mazhoranca ka ndërmend që ta votojë njëanshmërisht edhe këtë reformë zgjedhore, thua se është një projektligj i thjeshtë, siç bën me projektligjet e tjera, të cilat i voton pa opozitën. “Opozita ka bojkotuar Kuvendin, nuk vjen në Komision, ndaj dhe ne do te paraqesim draftin tone shume shpejt dhe do t’ia dorëzojë atë të gjithë aktorëve”, – u shpreh Bledi Çuçi. Për hartimin e draftit, mazhoranca ka pajtuar si ekspert Viktor Gumin, ish-deputet dhe ish-ministër demokrat. Bledi Çuçi tregon se drafti do të përmbajë vetëm adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Drafti me rekomandimet e OSBE/ODIHR, shpresojmë PD te kthehet por ne kemi përgjegjësi para shqiptarëve. Është edhe tjetër përgjegjësi, ajo para ndërkombëtarëve, që e ka shtyrë mazhorancën të ndërmarrë një hap të tillë, duke qenë e ndërgjegjshme se nuk i ka votat për ta ndryshuar e vetme Kodin Zgjedhor. Burime të nivelit të lartë pranë mazhorancës socialiste i thanë gazetës “Telegraf” se synimi i PS-së është që t’i tregojë Brukselit vullnetin për t’i adresuar shqetësimet që lidhen me zgjedhjet, në kushtet kur ato përbëjnë edhe një nga kushtet e Këshillit Evropian për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë, qershorin e ardhshëm. Bashkëkryetari tjetër i reformës zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi: PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për Kodin Zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kërcënon opozitën.