Shtyhet mbledhja Kosovë-Shqipëri, Hoti: Do të mbahet më 2 tetor

223
Sigal

Mbledhja e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të zhvillohet në Shkodër këtë të premte, siç ishte parashikuar, por të premten e 2 tetorit. Lajmin e zyrtarizoi në rrjetet sociale vetë kryeministri kosovar Avdullah Hoti. Sipas tij, shkaku i shtyrjes është zhvillimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. Në mbledhje pritet të diskutohen disa pika të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe, nga porti i Durrësit tek ngërçet e mbartura për sa i përket çështjeve doganore.