Marrëveshja Rama – Basha, ja si e shikojnë mediat ndërkombëtare

69
Mediat ndërkombëtare kanë përcjellë sot lajmin e arritjes së një marrëveshjeje në politikën shqiptare mazhorancë – opozitë, e cila i jep fund bllokimit dhe me shumë gjasa, parashikon shtyrjen e zgjedhjeve.

Lajmi i publikuar së pari nga Associated Press se ‘politikanët shqiptarë i japin fund bllokimit, e mundshme shtyrja e zgjedhjeve’, është përcjellë nga The Washington Post, News York Times, Daily Mail e më gjërë.

“Partitë politike shqiptare, – thuhet në shkrim, – kanë arritur një kompromis mbi zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm pas ndërmjetësimit intensiv të një zyrtari të lartë amerikan.

Pas një takimi prej tre orësh kokë më kokë deri në agim të së enjtes, Kryeministri Edi Rama i qeverisë së Partisë Socialiste dhe Lulzim Basha, kreu opozitar i Partisë Demokratike thanë për mediat se ata kanë arritur një marrëveshje. Kjo ka gjasa të rezultojë në shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të pranifikuara për 18 qershor.

Përpjekjet e mëparshme të zyrtarëve europianë dhe amerikanë kishin dështuar për të bindur demokratët që të ndryshonin qëndrimin e tyre se ata nuk do të merrnin pjesë në zgjehdjet parlamentare të 18 qershorit, të frikësuar se kabineti Rama do të manipulonte votimin.”