Haradinaj: Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë nëse konfirmohen akuzat

291
Sigal

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë komentoi situatën e krijuar në Kosovë pasi presidenti Hashim Thaçi po intervistohet në Hagë pas aktakuzës për krime lufte.

“Është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK-së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbi.

Nëse ndodh konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë.

Kosova duhet të bëjë kujdes, të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, që Kosova të mbetet e pastër në fund të procesit,” tha ai.

I pyetur se si e komenton ai faktin që Thaçi po implikon në këtë histori të gjithë UÇK-në dhe Kosovën, Haradinaj tha: “Akuzat iu drejtohen individëve konkretë, por veprat i vijnë vetvetiu Kosovës e shqiptarëve. Pa deshtë me mbrojtë Thaçin ose Veselin, nëse konfirmohet se janë kryer vepra, llogaria e keqe u vjen shqiptarëve dhe Kosovës,” tha Haradinaj.