Soros humbet 1 bilion USD nga fitorja e Tramp

448
Sigal

Bilioneri George Soros humbi 1 bilion USD në vetëm disa javë pas fitores së Trump dhe sponsorizoi 20 milionë USD për Klinton
Fitorja e Trump fuqizon dollarin dhe ekonominë amerikane

George Soros humbi rreth 1 bilion dollarë si rezultat i ‘surprizës’ që ishte fitorja presidenciale e Donald Trump e që goditi rëndë tregjet e bursave. Por Stanley Druckenmiller, Zëvendësi i mëparshëm i Soros që e ndihmoi atë të kishte i bilion përfitime në bastin kundër paundit Britanik në 1992, parashikoi ngjitjet e fundit të tregut dhe mblodhi përfitime të konsiderueshme, sipas burimeve pranë personave në fjalë. Bastet divergjente të dy tregtarëve janë një përkujtues i zymtë i sfidave dhe investitorët janë përballur me një fitore të papritur të Trump. Shumë ekspertë kishin parashikuar një rrugë me pengesa për tregjet e bursave në prag të zgjedhjeve, por Mesatarja Industriale e Dow Jones është rritur me 9.3%. Vitin e kaluar, Soros iu kthye tregtimit në Soros Fund Management LLC, që menaxhon të sjellë rreth 30 bilionë dollarë për Soros dhe familjen e tij. George Soros u josh përsëri nga ato që ai pa si mundësi për të përfituar nga problemet e ardhshme ekonomike. Soros ishte i kujdesshëm në lidhje me tregun në periudhën e Nëntorit. Qëndrimi i tij u provua gabim, tregu i aksioneve ka pritshmëri se politikat e zotit Trump do të rrisin të ardhurat e korporatave dhe ekonominë e përgjithshme. Si rezultat, disa nga pozicionimet tregtare të tij i sollën humbje që i afroheshin shifrës i bilion dollarë, burimet pranë George Soros thonë, se ai rregulloi pozitat e tij dhe hoqi dorë nga baste të mëdha për të shmangur humbje të mëtejshme. Portofoli më i gjerë i mbajtur nga firma e Soros performoi më mirë, në përfitimet para dhe pas zgjedhjeve për shkak të investimeve të mbajtura për një kohë të gjatë në seksione të ndryshme financiare dhe industriale. Z. Soros, kryetar i firmës, vazhdon të tregtojë një pjesë të parave të fondit Soros dhe shpesh qëndrimet e tij janë të lëkundura. Firma aktualisht po bën intervistimin e kandidatëve për një vend të lirë pune si Shef Ekzekutiv të investimeve. Burime në afërsi të firmës thonë, se zoti Soros do mund të luajë një rol të reduktuar tregtar kur dikush tjetër të punësohet për të përmbushur rolin e tij. Në vitet e fundit, miliarderi 86-vjeçar është fokusuar në politikat publike dhe filantropi. Ai ishte një kontribues i madh në mbështetjen e kandidates demokrate për presidente, Hillari Klinton dhe ka dhuruar për grupet e tjera mbështetëse të demokratëve. Z. Druckenmiller, i cili la firmën e zotit Soros në vitin 2000 dhe tani investon paratë e tij, mori një qëndrim shumë të ndryshëm në zgjedhjet presidenciale. Ditë para zgjedhjeve, zoti Druckenmiller parashikoi se, nëse Znj. Clinton del fitimtare tregu fillimisht do të ketë rritje, por pastaj do të bjerë. Z. Druckenmiller tha, se nëse Trump fiton zgjedhjet, ka gjasa që të ndodhë e kundërta , tregjet fillimisht do të bien dhe pastaj do të shohin rritje të mëdha.
Parashikimi i Druckenmiller ishte preciz
Tregjet e aksioneve ranë ndjeshëm në mbrëmjen e fitores së zotit Trump, por tregu u rrit që në momentin që Druckenmiller deklaroi publikisht në televizion pozicione të tij si p sh që mezi po pret të shesë arin e ruajtur për një kohë të gjatë. Ai gjithashtu u tregua kritik ndaj disa sektorëve të tregut të aksioneve dhe tha, se do shkurtonte bonot globalisht dhe priste një epërsi të dollarit ndaj euros. Këto vendime kanë treguar rezultatet e tyre pasi firma e Druckenmiller, Duquesne Family Office LLC, shënoi fitime prej më shumë se 10% në vitin 2016, bëjnë të ditur burimet. Si një zyrë private, firma nuk është e detyruar të zbulojë asetet nën menaxhimin e saj. Z. Druckenmiller gjithashtu ishte politikisht aktiv gjatë fushatës, duke dhuruar për Ohio Gov John Kasich. Në përgjithësi, z Druckenmiller dha rreth $ 3.5 milionë për kandidatët republikanë, sipas Qendrës për Politikat Përgjegjëse, ndërsa zoti Soros dha më shumë se 20 milionë $ për kandidatët demokratë gjatë ciklit zgjedhor 2016. Në Tetor, zoti Druckenmiller i tha Reuters, se ai mbështeti kandidatët republikanë për Kongres me shpresën e krijimit të një “firewall” kundër politikave të mundshme ekonomike të zonjës Klinton, duke përfshirë kontrollin qeveritar të kujdesit shëndetësor. Ai tha gjithashtu, se zoti Trump ka një “personalitet të paqëndrueshëm” dhe Druckenmiller shtoi, se ai ndoshta nuk do të votonte në zgjedhjet presidenciale.