KQZ zhvillon sot një tender 30 milionë lekë, por mallrat janë blerë… 5 ditë më parë!

775
Përparim HALILI
Ka qindra raste të zbuluar edhe anti-krimi ekonomik, që provojnë se fondet shtetërore zhvaten nëpërmjet tenderëve “hije”
– Albpetrol që ka qelbur mjediset e punës, nuk pastron ndotjet që kushtojnë 150 milionë, por bën tender 260 milionë lekë për matjen e… ndotjes!
Mjafton të lexosh objektet e tenderëve që zhvillohen prej administratës shtetërore dhe shërbimeve publike që financohen nga shteti dhe nga të ardhurat prej taksave të qytetarëve e bizneseve që të kuptosh qartazi se, përse përdoren fondet publike. Në një libër me përmbajtje blozë korrupsioni të quajtur “Buletini Prokurimeve Publike” që boton APP, publikohen çdo javë qindra tenderë e koncesione në miliarda lekë nga buxheti i shtetit dhe taksat publike. Ka qindra raste të zbuluar edhe nga KLSH, të cilët provojnë faktin që këto fonde shtetërore zhvaten nëpërmjet këtyre tenderëve, me procedura të dyshimta e abuzive në shumicën e rasteve, të hartuar e zhvilluar krejt në kundërshtim të plotë me ligjin, me fonde limit të 2-3 herë më të larta se kostot reale të mallrave që blihen, të shërbimeve, punimeve që kryhen. Shtrohet pyetja: Si dhe përse konsumohen taksat e shqiptarëve, duke u maskuar pas tenderësh, në shumë raste me objekte shërbimesh e blerjesh absurde? Ka tenderë që zhvillohen për punë të kryera disa herë, për blerje të përsëritura, për shërbime që nuk kanë nevojë të kryhen, për udhëtime jashtë shtetit. Bëhen tenderë në miliona lekë për blerje kondicionerësh “model i ri” për zyrat e shefave e të sekretarëve. Bëhen tenderë për blerje kolltukësh të rinj, të prodhuar jashtë serie në vende edhe jashtë BE! Bëhen tenderë për blerje makinash luksoze për shtetarët, ndërkohë që nuk blihen mjete pune për shërbimet që ka funksion institucioni, apo për kushtet e punës dhe të sigurimit të jetës së punonjësve. Janë disa veprime sa absurde e skandaloze, aq edhe komike, por që në përmbajtje të tyre janë sjellje tallëse ndaj qytetarëve, duke përdorur fondet dhe pasuritë publike e të komuniteteve, sipas interesave të luksit dhe përfitimeve korruptive të shtetarëve që urdhërojnë këto tenderë dhe të atyre që i lejojnë e nuk i ndëshkojnë! Sot po publikojmë pa asnjë ndryshim dhe pa asnjë koment, disa raste tenderësh të tillë.

Albpetrol nuk pastron ndotjet, por bënë tender 260 milionë lekë për matjen e ndotjes

ALBPETROL SHA PATOS 
1. Autoriteti Kontraktor : Albpetrol sh.a. Patos, Rruga Fier-Patos km 7, e-mail : Tel/Fax 03813662 / 034 704 415 [email protected] Adresa e Internetit www.albpetrol.al 
2. Procedura e prokurimit është : Procedure e hapur me mjete elektronike 
3. Objekt i prokurimit: “Shërbim për kryerjen e monitorimit te mjedisit” 
4. Fondi limit: 21 900 000 (njëzet e një milion e nëntëqind mijë) lekë pa TVSH, i ndarë në lote si më poshtë : 
5. Loti 1: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të mjedisit në QASHNG Patos (rrjet tubacionesh pëer transportin e naftës)“ me fond limit 3 721 000 (tre milionë e shtatëqind e njëzet e një mijë) lekë pa TVSH, 
6. Loti 2: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të mjedisit në QPN Ballsh (vendburimi Ballsh-Hekal)“ me fond limit 2 217 000 (dy milionë e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë) lekë pa TVSH,
Romët banojnë në barakat e minierës, bashkia bën tender 92 milionë lekë për “luksin” e tyre

BASHKIA POGRADEC 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Pogradec, Adresa Bulevardi Reshit Çollaku, Tel/Fax 083222222, E-mail [email protected] 
Faqja e Internetit www.bashkiapogradec.gov.al 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për Propozime 
3. Objekti i kontratës: Përmirësimi i kushteve te banimit për komunitetin Rom dhe Egjyptian në Bashkinë Pogradec. 
4. Fondi limit: 9 274 133 (Nënte milionë e dyqind e shtatëdhjetë e katër mijë e njëqind e tridhjetë e tre) lekë. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 90 ditë nga e nesërmja e nënshkrimit të kontratës. 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 22.05.2017, ora 11:11.
KQZ zhvillon sot një tender 30 milionë lekë, por mallrat janë blerë… 5 ditë më parë
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Adresa Rruga “Ibrahim Rugova”, nr.4, Tiranë, Tel/Fax 00355 4 72325258, E-mail [email protected], Faqja e Internetit www.cec.org.al 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për Propozim (me mjete elektronike) 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: ”Blerje pajisje informatike” 
4. Fondi limit 2.446.527 (dy milionë e katërqind e dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e shtatë) lekë pa TVSH 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 20 ditë nga nënshkrimi i kontratës. 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 18.05.2017, ora 09:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 18.05.2017, ora 09:00
Fier/Shëndetësia anulon tenderin 22 milionë lekë, mbasi kishte bërë dokumentet gabim 
Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Fier në cilësinë e Autoritetit Kontraktor në procedurën e prokurimit:“Kërkesë për Popozim” (me prokurim elektronik), me objekt Prokurimi: “Ruajtja e godinës së Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Fier me roje private me tre turne dhe ruajtja me sinjal alarmi 24-orë në Shërbimin e Stomatologjisë” Me fond limit: 1 852 391,47 (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e nëntëdhjetë e një)lekë pa TVSH, njofton anulimin e kësaj procedure prokurimi. Anulimi i kësaj procedure bëhet në mbështetje të nenit 64 pika 2 germa “c” dhe nenit 24 germa “dh” e ligjit Nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar ku cilësohet se: Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit vetëm : dh) kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin, sipas parashikimit te shkronja b dhe c te pikës 3 të nenit 64 të këtij ligji. Bazuar në vendimin e KPP nr.289 prot datë 09.05.2017 ku thuhet se, të anulohet procedura e mësipërme e prokurimit për arsye se duhen modifikuar dokumentet e tenderit në përputhje me konstatimet e Komisionit të Prokurimit Publik. 
Sigal