Marko Bello: Kryeministri ka harruar sloganin e tij: Ata që fitojnë më shumë, do të paguajnë më shumë

147

Parlamenti nuk miratoi propozimin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace për të rritur nga 15 ne 30% tatimin mbi fitimin për kazinotë në hotelet me 5 yje. Ky është një tjetër fakt kokëfortë që tregon se kreu i Qeverisë merakun e ka se si të mbrojë biznesin e madh, duke harruar sloganin e tij se “Ata që fitojnë më shumë, do të paguajnë më shumë”. Ndërkohë, nuk ka asnjë përpjekje për uljen e TVSH, për produktet ushqimore, të cilat rëndojnë shumë mbi buxhetin e mijëra familjeve shqiptare.