Afrim Qëndro: ARSH ka vlerësuar 82 % të banesave për rehabilitimin e Unazës së Re të atyre që kanë dorëzuar dokumentet

761
Sigal

Afrim Qëndro, drejtori i ARRSH: Vlerësohen edhe  10 objekte tjera tek Unaza e Re

Afrim Qëndro, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar tha se vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Inxhinierët e ARRSH ishin të pranishëm në objektet pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar tu nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit. Afrim Qëndro: “Sot u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 10 objekteve tjera kryesisht disakatëshe. Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH konstaton se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH”. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që depozitojnë dosjet.