Haradinaj: Reciprociteti me Serbinë është hapi i ardhshëm

446
Sigal

Pas taksës fillimisht prej 10% për produktet serbe dhe tani 100%, kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar edhe veprimin tjetër që mund të ndërmerret karshi Serbisë.

“Ajo që kemi bërë ne është gjëja më normale e mundshme. Taksa është instrument, është përdorur edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është instrument i njohur, përdoret në plot vende të botës. Është instrument që nuk e kemi zbuluar ne”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

“Reciprociteti është tjetër shkallë dhe mund të ndodhë. Është hapi i ardhshëm, por tani taksa po mjafton”, shpjegoi ai.

Kryeministri kosovar ka thënë se importi i produkteve nga Serbia është zero dhe ka shtuar se janë të paepur edhe në vendimin që të mos lejojnë të futet mall në vend me mbishkrime si “Kosova e Metohia”.

Haradinaj ka treguar se ju ka dërguar një memorandum të gjitha vendeve evropiane dhe të tjerave me argumentet rreth masës 100%.