Arrestohet në Hungari Nikola Gruevski

475
Sigal

Autoritetet hungareze arrestojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Nga pamjet e publikuara nga mediat e vendit fqinj, duket Gruevski me pranga në duar, të cilat është munduar t’i fshehë, ndërsa mban kapele dhe syze, i shoqëruar nga agjentët e policisë.

Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.