Lulzim Basha: Drejtësia e “Rilindjes” së Edi Ramës, mbron individët dhe krimet e lidhura me të

431
Rasti i deputetit Peza që shpërfill drejtësinë, tregon se përbetimet për reformën në drejtësi janë hipokrizi 
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka qenë tepër i ashpër dje, në deklarimin ndaj ecurisë së reformës në drejtësi, duke iu referuar rastit që deputeti i ‘rilindjes”, Z. Alfred Peza, i akuzuar nga media dhe për fshehje të ardhurash financiare, të cilat i deklaroi si të ardhura prej punës në media. Sipas krye opozitarit Basha, “Çdokush është i informuar se deputeti i Edi Ramës, “rilindësi” Alfred Peza, i është shmangur prokurorisë. Ka shpërfillur kërkesën e prokurorisë, për t’u paraqitur para saj e për të dhënë shpjegime, për t’iu nënshtruar kështu drejtësisë. Në qoftë se kjo është mënyra, sesi mazhoranca sesi ky deputet, sesi Edi Rama, koncepton reformën në drejtësi atëherë të gjitha përgjërimet, të gjitha përbetimet për reformën në drejtësi, për drejtësinë e re, nuk janë gjë tjetër veçse një hipokrizi. Nuk mund të ketë një drejtësi të re, e cila të funksionojë për të tjerët dhe të mos funksionojë pikërisht për ata të cilët e votuan, një prej të cilëve është dhe deputeti Alfred Peza. Në këtë situate, thirrja jonë shkon më së pari për Edi Ramën, për Kryeministrin, për atë që prej kohësh përbetohet dhe predikon se është njeriu, i cili ka marrë flamurin për drejtësinë e re. Është ai i cili duhet sot, tani, të dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë. Të mos bëhet një pengues i kësaj drejtësie të re. Thirrja e dytë shkon pikërisht për ata, partnerët ndërkombëtarë, ata të cilët me shumë përkushtim, me shumë insistim e shoqëruan, ndikuan që kjo drejtësi e re të bëhej, që të ndikojnë tek Edi Rama. Të ndikojnë që ai të detyrohet ta çojë dhe ta dorëzojë deputetin e vet para drejtësisë. Thirrja tjetër shkon pikërisht për deputetin Alfred Peza, i cili është krekosur gjatë gjithë kësaj kohe se ka votuar reformën në drejtësi, shkon për atë që ka votuar pikërisht reformën në drejtësi, dhe për të gjithë deputetët e tjerë, që ta detyrojnë atë të shkojë dhe të dorëzohet para drejtësisë. Në qoftë se kjo drejtësi e re është për disa dhe nuk është për disa të tjerë që qëndrojnë mbi ligjin, si deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, atëherë kjo nuk është drejtësi e re, kjo nuk është reformë e re. Ky është thjesht dhe vetëm sundim. Dhe sundimet kanë vetëm një përgjigje, sundimet kanë pikërisht përgjigjen që populli u rezervon. 18 shkurti është pikërisht momenti kur populli duhet të mblidhet dhe ka një arsye më tepër që të vendosë drejtësinë e vet. Të gjithë në 18 shkurt edhe për këtë arsye”.
PD: Për klientët e Ramës jepen miliarda, shqiptarëve nuk u jepen as pensionet e invaliditetit
Dje, Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate të bërë publike prej Znj. Grida Duma, denoncoi një rast tjetër, që sipas saj ka lidhje me përfitimet e fondeve publike prej deputetëve të “Rilindjes” nëpërmjet tenderëve që jepen nga institucionet dhe shërbimet shtetërore. Sipas zonjës Duma, pas ardhjes në pushtet, kryeministri Edi Rama po kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët e afërt të tij familjarë e politikë. Deklarat e PD, paraqet këtë rast tipik, se si njerëzit e tij, përfitojnë nga paratë e shqiptarëve. Sipas zonjës Duma, firma private e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 nuk ka marrë asnjë lek nga shteti. Por, pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia, i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tenderë në 3 vite. Njësoj si me raste të tjera, si rasti i Sadriut, deputeti Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij. Kemi dokumentacionin e plotë, se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet. Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe s’ka lekë për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e njerëzve. Sepse miliardat janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. 
Sigal