Hakmarrje politike e kryeministrit ndaj Opozitës me procedime policore

637
Ashtu siç kishte paralajmëruar dy ditë, pas mosbindjes civile, policia ka çuar për ndjekje penale të gjithë organizatorët e protestës midis të cilëve kryetarin e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi si dhe shumë deputetë dhe kryetarë bashkish madje dhe qytetarë pjesëmarrës në bllokimin e rrugëve. Të gjithë të proceduarit akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” si dhe për “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit” ndërsa mbi disa protestues rëndon akuza për prishjen e rendit dhe qetësisë dhe ndotja e ajrit pasi janë fiksuar teksa kanë djegur gomat e automjeteve. Sipas njoftimit të policisë të gjithë të proceduarit janë ndarë sipas vendeve ku ata kanë protestuar ditën e enjte. Në Vorë ku për më shumë se dy orë qëndroi edhe kreu demokrat Lulzim Basha policia e komisariatit Vorë në bashkëpunim me prokurorinë janë referuar materialet për veprat penale për 8 organizatorët, mes të cilëve edhe Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani, kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu deputetin Edi Paloka, deputetin Luan Rama, kreun e PDK Nard Ndoka, e deputet e tjerë nga të dyja forcave politike PD dhe LSI.
Vorë
Lulzim Basha, PD
Nard Ndoka, PDK
Edi Paloka, PD
Edi Paloka, PD
Luan Rama, LSI
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz
Arben Ristani, sekretar PD
Fiqiri Ismaili, PD
E njëjta gjë edhe protestën që ndodhi në vendin e quajtur Bradashesh në Ebasan ku mes të proceduarve rezulton edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi si dhe kreu i grupit të PD Edmond Spaho, si dhe Ervin Salianji.
Elbasan
Monika Kryemadhi LSI
Edmond Haxhinsto LSI
Kejdi Mehmetaj LSI
Edmond Panariti LSI
Edmond Spaho PD
Ervin Salianji PD
Luçiano Boçi PD
Endri Hasa PD
Po kështu në këtë protestë janë proceduar edhe 4 protestues
Në lidhje me protestën e zhvilluar në aksin rrugor Mamurras – Milot, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit është çuar procedim për 23 organizatorë midis të cilëve edhe ish ministri Flamur Noka.
Kurbin
Flamur Noka, PD
Nora Malaj, LSI
Voltana Ademi kryetar e Bashkisë Shkodër
Bashkim Shehu kryetar i bashkisë Kukës
Bardh Spahia PD
Përgjegjës për protestën e Lushnjes policia ka paditur deputetët Mylsim Murrizi, Tritan Shehu, Enkelejd Alibeja.
Lushnje
Mylsim Murrizi, PD
Tritan Shehu, PD
Enkelejd Alibeja, PD
Oerd Bylykbashi, PD
Oriola Pampuri, PD
Nëse akuzat vërtetohen të proceduarit rrezikojnë dënime nga gjobe deri në 3 vite burg.
Sigal