Falja e kryeministrit Rama për kuksianët me… prapaskena të zeza politike

546
Jakup B. GJOÇA
Policia procedon mbi 50 persona përfAkoma 11 qytetarë kuksianë janë në burg, edhe pse kryeministri Rama u kërkoi falje publike kuksianëve, për gabimin e qeverisë pse vendoi tarifë të pastudiuar në rrugën e Kombit. Edhe pse protesta e Opozitës, të enjten e javës së kaluar ishte tërësisht paqësore, nuk u shkarkua asnjë incident, madje edhe shoferët dhe udhëtarët u solidarizuan më protestuesit, policia, pas 48 orësh, bën padi selektive ndaj politikanëve protestues, duke shprehur hakmarrjen dhe revanshin politik të kryeministrit Rama ndaj kundërshtarëve të vet politikë. 
Tarifa e rrugës, gjobë ndaj qytetarëve, peshqesh koncesionarëve
Kryeministri Rama, edhe pse pranoi publikisht, që qeveria u nxitua, nuk kishte aspak studim në përcaktimin e tarifës që duhet të paguajnë qytetarët në Rrugën e Kombit, prapëseprapë, la në dyshim, se tarifa sërish do të jetë e lartë. Kryeministri Rama, premtoi lehtësira ekonomike për qytetarët e Kukësit, mirëpo, premtimi i tij nuk është zgjidhja. Kukësi është qarku më i varfër, papunësia është më e lartë, kështu, që çdo tarifë e rrugës së vetme komunikuese është barrë e vështirë për banorët. 

Problemet dhe përçarja politike
Kryeministri Rama, nuk e ndjeu faljen publike, derisa qëllimi është që ai të fitojë kohën dhe, ndërkohë, përpiqet, që të përçajë kuksianët. Fillimisht, kryeministri Rama i quajti protestuesit “Vandalë”, përjashtoi nga PS-ja dhe nga shteti të gjithë këshilltarët socialistë, që u solidarizuan me protestuesit. Mirëpo, kur kuptoi, që protesta nuk ishte e vandalëve, por është revoltë popullore, kryeministri ndryshoi taktikë, por jo strategjinë. Nuk i përjashtoi këshilltarët socialistë, por mundohet t’i përçajë. Problemet ekonomike të tarifës nuk mund të zgjidhen, duke përcaktuar një shumë më të vogël për banorët kuksianë. Me ndarjen e re Administrative, banorët e zonave përqark Kukësit, duhet të shkojnë në Kukës, në qendrën administrative, dhe ata do të dënohen me tarifë, njësoj si banorët e qytetit Kukës. Koncesionari i Rrugës së Kombit nuk e ka ndërtuar tërësisht rrugën, që të ketë të drejtën të vjelë tarifën, por edhe nuk ka rrugë tjetër alternative, që kushdo të zgjedhë, në kë rrugë do të kalojë. 
Sigal