Saimir Tahiri: Nga 1 janari rriten me 17% pagat e policëve

369
Sigal

Gazeta telegraf/

Në një dalje për mediat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri me dije se do të rriten pagat e policëve

Ministri i Brendshëm
Saimir Tahiri ka dhënë një lajm të mirë sot për të gjithë punonjësit e Policisë
së Shtetit. Ai deklaroi se nga 1 janari i vitit 2017 pagat e policëve të
nivelit bazë do të rriten me 17% ose në vlerë absolute 10070 lekë. Nga
aktiviteti me temë “Policia e gjeneratës së re”, Tahiri ka folur për ato çfarë
ka bërë qeveria për policinë duke nisur nga kushtet deri tek rritja e dytë e
pagës.