Lëvizja Rinore për Integrim takim konsultativ me gjimnazistët e Gjirokastrës për Maturën Shtetër

61
Floida Kërpaçi: LRI punon për një maturë gjithëpërfshirëse, transparente që jep shanse të barabarta për të gjithë 
Kërpaçi: Ju garantoj që LRI do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje derisa ajo të japë zgjidhje
Kërpaçi: Matura Shtetërore të jetë një proces që t’ju krijojë lehtësi, e jo probleme
Kërpaçi: Po punojmë për një program, që sjell një arsim më të mirë 
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi organizoi një bashkëbisedim me gjimnazistët e Gjirokastrës ku u diskutua për Maturën Shtetërore. Të pranishëm ishin Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, etj. 

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Kryetarja e LRI-së, Kërpaçi, tha se procesi i Maturës Shtetërore duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, transparente dhe që jep shanse të barabarta për të gjithë. Gjithashtu, Kërpaçi bëri me dije se paketa e propozimeve që LRI ka depozituar në Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe po shqyrtohet. 

“Ne si Lëvizje Rinore për Integrim dhe Lëvizje Socialiste për Integrim, ndër vite jemi duke punuar për Maturën Shtetërore, për të sjellë një maturë e cila është gjithëpërfshirëse, është transparente dhe jep shanse të barabarta për të gjithë ju. Ne bëmë një paketë propozimesh në të gjithë ato diskutime për Maturën Shtetërore dhe këtë paketë propozimesh e kemi depozituar edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku jo me larg se një javë më parë kemi bërë një mbledhje me Komitetin e Maturës Shtetërore dhe janë diskutuar të gjitha propozimet dhe unë dua t’i diskutoj edhe bashkë me ju”, – u shpreh Kërpaçi. 

Gjithashtu, Kryetarja e LRI-së theksoi se do të vazhdojë të këmbëngulë derisa ky proces të mos krijojë më probleme dhe të rinjtë e Shqipërisë të ndjekin degët që kanë ëndërruar. Ndër të tjera, Kërpaçi u shpreh se në LSI po punohet për një program arsimor që të ketë vizionin e duhur për një arsimim edhe më të mirë të të rinjve. 

“Unë ju garantoj diçka: ju garantoj që ne si LRI do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje të maturës shtetërore derisa ajo të japë zgjidhje, derisa ajo të jetë një proces i qetë, e të jetë një proces që t’ju krijojë lehtësi për të shkuar në shkollë të lartë, e jo për t’ju krijuar probleme. Ne si LSI po punojmë shumë fort për të patur një arsim më të mirë për të gjithë ju, sepse normalisht arsimi është e ardhmja e çdo të riu dhe vendi ynë duhet të ketë të rinj akoma dhe më shumë profesionistë, që i sjellin dhe një vizion të ri vendit tonë, kështu që jemi duke punuar shumë fort për një program, i cili sjell një arsim më të mirë, por edhe për një program që sjell punë, por punë të paguara edhe më mirë”, – tha Kërpaçi, teksa e mbylli duke shprehur besimin e saj se ky proces duhet të gjejë një herë e përgjithmonë zgjidhje. 

Më tej, gjimnazistët e Gjirokastrës kanë diskutuar në lidhje me mënyrën se si mund të përmirësohet procesi i Maturës Shtetërore dhe kanë bërë edhe propozime konkrete.