Gjermani – Në Berlin anulohen 1 mijë fluturime

545
Një mijë fluturime janë anuluar sot në Berlin si pasojë e grevës që ka nisur sot stafi në dy aeroporte të kryeqytetit gjerman për shak të mosmarrëveshjeve në lidhje me pagat.

Sindikata kërkon një rritje të pagës për personelin e parë 12 euro në orë nga rreth 11 euro që është aktualisht si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar.

Zëdhënësi i aeroportit të Berlinit deklaroi se thuajse të gjitha flulturimet e të hënës janë anuluar, 194 në aeroportin e Shënefeldit dhe 448 në aeroportin e Tegel.

Punëtorët në të dyja aeroportet u larguan reth orës 04:00 të mëngjesit të hënën kurse sindikata Verdi tha se greva do të zgjasë deri të mëngjesin e të mërkures.

Kompania ajrore Lufthansa tha se do të anulojë të gjitha fluturimet nga Frankfurti dhe mynihu drejt berlinit dhe nga ky i fudnit drejt qyteteve të tjera, por nuk dha numrin e saktë të fluturimeve të anuluara.

Është një kaos i madh, unë duhet të shkoj në Lisbonë për punë dhe kjo greve më ndërlikon gjithcka. Po pres çfarë do të ndodhë, asnjë linjë nuk punon. Kështu që shpresoj të vijë dikush dhe të na sqarojë, gjithsesi, për sot nuk mund të bëj asnjë plan, ankohet Teresa Paive e cila po përpiqet të arijë në shtëpinë, në Portugali.

“Ndihem sikur më kana marrë peng, por ne jemi plotësisht të pafuqishëm dhe jemi të detyruar të presim dhe të shohim. Unë mendoj se nuk është e drejtë”, thotë Karl Koenigstaedt , gjerman që do ët udhëtojnë drejt Las Palmas në Spanjë.

Greva dy ditore pritet të shkaktojë humbje të madhe financiare për kompanitë por edhe kaos të paprecedentë në kryeqytetin gjerman.
Sigal