Kuvendi shpërdoron miliona për udhëtime luksi 

452
Sigal

Tender 23 milion lekë për  hotele me 5 yje dhe bileta avioni  për 4 ditë  në  ishujt ekzotikë të Afrikës, ndërkohë që shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Shuma e e këtij tenderi  është e barabartë me ndihmën sociale që marin 1 mijë të varfër për 1 muaj

Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, marrin arratinë nga Shqipëria, qeveria nuk rrit rrogat e pensionet as për 2020-n sepse…

Tenderi i Kuvendit 2.3 milionë lekë një biletë për në Cape Verde, në ishujt ekzotikë të Afrikës

Shqiptarët po vuajnë edhe për bukën e gojës, janë të papunë, qeveria ka shkurtuar edhe ndihmesën sociale. Në projektbuxhetin e 2020-s të paraqitur nga ministrja e Financës, nuk parashikohet rritje pagash dhe pensionesh, as rritje e ndihmesës sociale. Mirëpo, në kontrast më ketë mjerim social, qeveritarët nuk i kursejnë milionat lekë të taksapaguesve, për të jetuar në luksin e tyre.

Por, nëse kemi parasysh që ndihma ekonomike dhe sociale për 1 person është 2.300 lekë në muaj, do të thotë që me 4 ditët e zyrtarit të parlamentit në ishujt ekzotikë të Afrikës, do të mund të jetonin 1.000 shqiptarë të varfër në 1 muaj

Tenderët herë me garë dhe herë pa garë, janë motoja e qeverisë Rama… Aty ku konkurrenca nuk njihet si fjalë dhe fitues shpallen gjithmonë kompanitë me lidhje të afërta me qeverinë apo që janë në zotërim të vetë deputetëve. Pas shumë tenderëve dyshues të bërë publikë, ky i fundit mund të themi që na ka habitur të gjithëve! Pas skandaleve të fundit të bëra publikë mbi zyrtarë të lartë të qeverisë e bashkisë, kujtojmë këtu dy rastet e fundit të bujshme të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku një një natë në hotelet e Barcelonës i shkonte 700 euro apo dhe nënkryetarit të bashkisë Arbian Mazniku, të cilit një natë i shkonte 900 euro, Kuvendi si institucion nuk preferon të mbetet pas dhe së fundmi ka miratuar një tender me vlerë 2 mln e 300 lekë për bileta në një vend ekzotik. Nga të dhënat e prokurimeve publike të një dite më parë, në Agjencinë e Prokurimeve Publike, në të cilën rezulton se, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender për bileta udhëtimi nga Shqipëria në Praia (Cape Verde) ku fitues është shpallur kompania ODISEA TRAVEL & TOURS, një ndër kompanitë e fluturimeve, fituese e shumë tenderëve të tjerë qeveritarë me administrator, Saimir Tresën.

Ftesa për ofertë BILETA 2019

Në dokumentin e publikuar duket se një person që është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, miratuar nga organi më i lartë i këtij institucioni, do të niset për në Praia, Cape Verde dhe do të qëndrojë aty për një kohëzgjatje prej katër ditësh. Përveç habisë se çfarë kërkon një delegacion shqiptar në Cape Verde, ishujt afrikanë të cilët janë të njohur vetëm për plazhet ekzotikë dhe se kanë numrin më të vogël të vizitave nga delegacionet, ajo që bie në sy është se fondi limit i tenderit është zero lekë dhe fitues është shpallur kompania që ka paraqitur ofertën. Nuk dihet ende, se cili zyrtar i Kuvendit apo në qoftë vetë Kryetari që do marrë pjesë në këtë delegacion frytdhënës për të ardhmen e popullit shqiptar me vetë paratë e këtij të fundit. Pushime të mbara nga Cape Verde!

1.000 familje jetojnë me …4 ditët e udhëtimit të qeveritarit

Ndokush mund t’i duken shumë pak 23 milionë lekët për 4 ditët që do shpenzojë zyrtari i lartë i parlamentit shqiptar në ishujt ekzotikë të Cape Verde! Por, nëse kemi parasysh që ndihma ekonomike dhe sociale për 1 person është 2.300 lekë në muaj, do të thotë që me 4 ditët e zyrtarit të parlamentit në ishujt ekzotikë të Afrikës, do të mund të jetonin 1.000 shqiptarë të varfër në 1 muaj.