Kryetari i Reformës për Drejtësi Fatmir Xhafaj: Vettingu në përputhje me kushtetutën, ironizon Partinë Demokratike

424
Sigal

Kryetari
i Komisionit të Posaçëm për Reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, mirëpriti sot
vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës se PD-së për ligjin e
Vetting-ut.

Duke e konsideruar vendimin “të
drejtë”, Xhafaj tha se zbatimi i ligjit do të fillojë nga dita e nesërme, sapo
të shpallet vendimi nga Gjykata. Teksa u pyet nga gazetarja e ‘Neës24’ Elda
Menga në lidhje me pretendimet e PD se drafti nuk ishte përkthyer mirë, Xhafaj
pohoi se ‘Vetëm PD mendon pikërisht kështu. Shpresojmë që PD ta ketë përkthyer
mirë, pasi përkthen keq shqip-shqip.’.

Ndër të tjera Xhafaj shtoi se PD po
kërkon ta pengojë procesin, duke shtuar se ‘Ligji është i ndërtuar mbi bazën e
Kushtetutës dhe jo marrëveshjeve’.