PD, Alibeaj: Rama bllokon Gjykatën Kushtetuese, mban në punë Dvoranin e tij

412
Sigal

Gazeta Telegraf/


Deklaratë e kreut të
Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

 

Edi Rama ka lëvizur
të gjithë gurët që ka në dorë për të mbajtur në detyrë të besuarin e tij në
Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 3
vitesh.

Gjykata Kushtetuese vendosi dhe e shpalli te
perfunduar dhe te mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi
zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk u
publikua ne kohe me qellim te vetëm për të mbajtur në Gjykaten e Lartë të
besuarin e tij.

Ardian Dvorani vazhdon të okupojë një post
gjyqtari në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ka 3 vjet që i ka skaduar mandati, edhe
pse Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhej të largohej, ushtarin e tij Edi
Rama e mban në Gjykatën e Lartë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të vendimit
të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama: nuk
zbaton vendimet e gjykatave kur nuk i interesojnë, mban me çdo kusht veglat e
tij në gjyqësor.

Me Dvoranin e përjetshëm në shërbim të tij, me
prenotimin e 25 vendeve në prokurori e gjykata për ushtarët e tij duke bere
pseudo-konkurs pa shpallje e pa transparencë në shkollën e magjistraturës, me
çdo rast që i jepet, Edi Rama po dëshmon se nuk do drejtësi të pavarur e
profesioniste, por drejtësi të kapur e nën urdhërat e tij.

Ky është delegjitimimi më kriminal dhe i
shëmtuar i drejtësisë. Partia Demokratike e dënon ashpërsisht, e shpall të
papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës. Ata do të largohen
nga zyrat që okupojnë, me hir apo me pahir.