Kryetari i PD-së Basha: Buxheti i 2019-s legjitimiton zhvatjen e taksave të qytetarëve

501
Sigal

Pas miratimit nga Kuvendi të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2019, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat u shpreh se ky buxhet legjitimon zhvatjen e taksave të qytetarëve. Lulzim Basha: Ashtu si dje dhe pardje, ashtu si nesër dhe pasnesër, 290 mijë bashkëqytetarët tanë, të moshuar dhe fëmijë, do të gdhihen dhe do të ngrysen me një vakt të ngrëni sepse nuk kanë para të blejnë më shumë se një vakt për të ngrënë. Në vend që të mendohet për këta njerëz, në vend që buxheti i shtetit të konsiderojë prioritet që askush të mos mbetet pa bukë, pa ujë dhe pa drita, buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen e Unazës së Re. Përpara kësaj situate që ai parashtroi, Basha kishte një mesazh për qytetarët. Le ta kthejmë këtë buxhet në epitafin e merituar dhe gurin e varrit për organizatën kriminale të Rilindjes. Të mos e lejojmë të shkojë asnjë ditë më tutje grabitja e taksave tuaja, vjedhja e të ardhmes së fëmijëve tuaj, shikoni fëmijët tuaj në sy. Kryetari i opozitës tha se edhe pse qeveria ka mbledhur 1.9 miliardë taksa me shumë, ky buxhet i ngarkon borxh edhe foshnjave të porsalindura. Ka një borxh tjetër që ua mban të fshehur shqiptarëve, borxhin e projektit më korruptiv të Ballkanit, projektit PPP që e nisi për 1 miliard dhe ka shkuar në këto momente 2.2 miliardë euro dhe vazhdon e fryhet, e fryhet dhe nuk ka të ngopur.