E përjashtoi, Berisha i zhgënjyer ‘vjell vrer’ ndaj Bashës: Lider i thyer! Është i pakorrigjueshëm, s’e dërgon dot kurrë PD-në në fitore

202
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.
Sigal

Përjashtimi që Basha i bëri Berishës nga PD, parti të cilën vetë e themeloi, ka bërë që për herë të parë ish-kryeministri i zhgënjyer, të vjell vrerë për trashëgimtarin e tij të cilit aq shumë i besonte.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha i papërmbajtur ka vendosur të godas gjithnjë e më shumë “në plagët” e Bashës së vrenjtur, i cili vajton ende plagosjen e të “atit politik”. Sipas Berishës, Basha është një lider i pakorrigjueshëm dhe se nuk e dërgon dot PD kurrë në fitore.

“Basha për mua me humbjen e dytë është i pakorrigjueshëm dhe se dërgon dot kurrë partinë demokratike në fitore. Unë kam punuar me ekipin që mbështeste Bashën dhe u kam thënë një muaj përpara se Basha është “broken lider”, një lider i thyer.

Rama i ka vjedhur zgjedhjet dhe Basha si ka fituar zgjedhjet. Një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra… A e patë spotin që futëm Shqipërinë në NATO. Jo i thashë mos e bëni se do u përvishen mediet. A e vë ti në fb më tha, unë e vë i thashë”- tha Berisha.