Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dënon sulmin terrorist në Londër

179
Pas sulmit terrorist në Londër, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të Kuvendit të Shqipërisë me popullin britanik, në një letër ngushëllimi dërguar Kryetarit të Parlamentit Britanik z. John Bercow.
Rt. Hon John BERCOW MP,
Kryetar i Dhomës së Ulët
London
UNITED KINGDOM
I nderuar Koleg,
Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Westminster.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar.
Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin britanik si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira.
Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.