Himara, IKMT: Keqardhje për të pavërtetat e thëna nga PBDNJ

442
Sigal

 

Inspektorati
Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë e
Bashkimit të të Drejtave të Njeriut sa i takon situatës së krijuar pas vendimit
për shembjen e disa banesave në Himarë. Me anë të një deklarate drejtuar
mediave, IKMT thekson se shpreh keqardhje për të pavërtetat e thëna nga
PBDNJ-së, pasi për këto objekte është bërë kontroll inspektues në bazë të
ligjit.

Dje në Kuvend, kreu I PBDNJ-së
Vangjel Dule akuzoi qeverisë si dhe kryeministrin Edi Rama se po grabisnin
Himarën me qëllim për të mposhtur sipas tij, komunitetin grek atje.

REAGIMI I IKMT-SË

Duke shprehur keqardhjen për shpërdorimin
e bërë ndaj të vërtetës nga subjekti politik PBDNJ, lidhur me aktivitetin e
Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në zonën e Himarës, si edhe
në përgjigje të rasteve të ngritura nga PBDNJ, sqarojmë se: Në ushtrim të
detyrave dhe ne përmbushje të përgjegjësive të veta ligjore, IKMT (INUK) në
bazë edhe të rekomandimeve të Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe
mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në zbatim të
urdhërit të Kryeministrit, në bashkëpunim me institucione të tjera inspektuese
dhe ligjzbatuese, ka ushtruar kontroll në zonën e Dhërmiut, Himarë. Si rezultat
i këtij kontrolli, në respektim të plotë të procedurave dhe afateve ligjore,
për subjektet e përmendura, rezulton si më poshtë:

Ndaj subjektit Gjikë Stramarko, është proceduar me:

• Procesverbalin e Konstatimit të
Kundravajtjes Nr.8, datë 14.01.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të
kundraligjshëm Nr.3, datë 14.01.2014.

• Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.01.10.04.2014 dhe Vendim për
Prishje objekti të kundraligjshem, ish- kampi i punëtorëve, Nr.31, datë
10.04.2014.

Subjekti Gjikë Stramarko ka
kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, aktin
administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.3, datë 14.01.2014. Me vendimin
Nr.1628, datë 3.11.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë
padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë
me Vendimin Nr.3038, datë 5.10.2016.

Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe
jemi në pritje të datës së gjyqit.

• Për subjektin Panajot Duni është
proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.31, datë
23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.13, datë
23.01.2014.

• Për subjektin Foto Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të
Kundravajtjes Nr.3, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të
kundraligjshëm Nr.14, datë 23.01.2014.

• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Vasillaq Duni është proceduar me
Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.11, datë 12.01.2014 dhe
Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.06, datë 12.01.2014.

• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Viron Duni është proceduar me
Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.10, datë 12.01.2014 dhe
Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.07, datë 12.01.2014.

• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Enriko Duni është proceduar me
Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.09, datë 12.01.2014 dhe
Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.08, datë 12.01.2014.

Subjekti Henrik Duni ka
kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin
administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.08, datë 12.01.2014. Me vendimin
Nr.463, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë
padisë, vendim që është ankimuar nga IKMT pranë Gjykatës së Apelit
Administrativ Tiranë dhe është në proces. Subjekti Vasillaq Duni ka
kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin
administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.06, datë 12.01.2014. Me vendimin
Nr.461, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë
padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë
me Vendimin Nr.1481, datë 01.06.2016. Aktualisht ndaj këtij vendimi është
ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.

Në lidhje me pretendimet për
prishje të objekteve të privatizuara të familjes Beno, sqarojmë se:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me kërkesë të Bashkisë Himarë,
ka mbështetur me mjete dhe burime njerëzore të specializuara IMT- Bashkia
Himarë, për realizimin e prishjeve në kuadër të projektit “Rehabilitimi i
shëtitores kryesore anës detit, Himarë” dhe këto subjekte janë shpronësur me
VKM Nr.999, datë 09.12.2015 dhe janë njoftuar në respektim të afateve ligjore.

Për të gjitha rastet e
sipërpërmendura janë respektuar procedurat sipas ligjit për Inspektimin në
Republikën e Shqipërisë. Për sa i takon proceseve gjyqësore nuk janë konsumuar
të gjitha hallkat e gjyqësorit për asnjë nga rastet më lartë. Në përfundim, siç
paraqitet edhe nga dokumentet që mund të jenë në dispozicion të të gjithë të
interesuarve, në çdo rast të pretenduar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së
Territorit ka vepruar konform ligjeve të shtetit dhe brenda përgjegjësisë
institucionale që e vendos në shërbim të qytetarëve të Republikës së
Shqipërisë./BW/