Kryeministri Rama: Qeveria nuk rrëzohet me protesta. Kushdo që do të pengojë zgjedhjet vendore do të dënohet penalisht

66

Kryeministri Rama: Opozita s’ka asnjë shans të rrëzojë qeverinë

Edi Rama në takim me gazetarët, një ditë pas protestës tha se opozita nuk ka për t’ia dalë në rrugën që ka nisur, pasi sipas tij, qeveria është produkt legjitim i qytetarëve. Ai theksoi se ata nuk kanë asnjë shans që të rrëzojnë qeverinë. “Mbrëmë nuk u goditën ata që i sollën njerëzit aty dhe i pajisen me bomba Molotov, apo u paguan miliona lekë për fishekzjarrë. I them këto jo se nuk dihen, por për të thënë se nuk ka shans teorik, jo praktik, që të marrësh dhe të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet kur ti ke qenë pjesë e qeverisë, kur ti ke qenë me këto forma. Nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur këtu. Nuk do t’ia dalin, ju siguroj. Në çdo protestë janë gjithmonë e më pak”, tha kryeministri Rama.