Kapet simpatizanti, po ndante para për komisionerët dhe vëzhguesit

490
Konflikt mes sipmatizanteve te partive në Krujë. Policia ka nisur hetimin per një 30 vjecar i cili po shperndate para per vezhguesit dhe anetaret e komisoneve dhe pas kesaj eshte konfliktuar me nje tjeter simpatizant te partise rivale.
“B.K. 30 vjeç, banues në Krujë, në fshatin Zëzë, Krujë, pas një konflikti midis disa simpatizantëve të dy subjekteve politike, për motivin se shtetasi B. K.po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë(të reja)”- njofton policia.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: • R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë. R.Rr. dyshohet se në bashkëpunimim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushta dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale: • “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” në ngarkim të shtetasit B.K. parashikuar në nenin 328 të Kodit Penal.
Sigal