Kryemadhi “masakron” live analistët e Ramës dhe lehësit me pagesë

398

Në studion e “Open” , kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka “masakruar” live të gjithë anlistët pranë qeverisë, të cilët hiqen si të pavarur.

Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama. “Ti je më i pasur se unë. Ke dy shtëpia, ke një media ked he konçensionin e Bunkart. Si thotë Klosi? 4 milion turisë nga 10 euro janë 40 milion eur”’- tha Kryemadhi.

“Pra ju jeni një familje e varfër”- vijoi Bolino.

“Jo, jo nuk jam familje e varfër, por ju jeni më të pasur se unë. Unë pasurinë e kam nga babai”- vazhdoi përplasjen Kryemadhi.

“Ju jeni pasuruar në Shqipëri”- vijoi përsëri Kryemadhi me akuzat ndaj Bolin

Një tjeter përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në Open në Top Channel. Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

“Akuza ime e parë është 51 viktma të vrarë me dashje. Familja Lala vdiq sepse nuk kishte  2 fadroma për të mbajtur soletën, pasi banesa nuk u rrëzua menjëherë”- tha Kryemadhi.