Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi, mesazh në festën e Sulltan Novruzit: Më shumë dashuri për njëri-tjetrin

576
Sigal

Besimtarët bektashianë festuan ditën e djeshme, Festën e Sulltan Novruzit.  Në ceremoninë e shenjtë të zhvilluar në Kryegjyshatë, Baba Mondi foli gjatë për jetën e Imam Aliut. Ai bëri apel për më shumë dashuri me njëri-tjetrin. “Jeta dhe vepra e Imam Aliut përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 Marsi do na nxitë dita-ditës për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.” Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve u ndal edhe në tragjedinë e ndodhur në Zelandën e Re, ku shumë persona u vranë duke falur namazin në xhami. Ai dënoi aktin e terrorizmit. “Të kthehet në paqe shpirti i tyre, duke dënuar çdo akt dhune dhe terrorizmi! I lutem Zotit lart për një të ardhme sa më të mirë! U kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë! Zoti i bekoftë të gjithëve amin! Më lejoni të filloj ceremoninë. Dashuria e Aliut dhe e drejta e Aliut në këtë komb është si e drejta e prindërve me fëmijët!”, u shpreh Baba Mondi,