Presidenca sqaron dhënien e shtetësisë shqiptare për Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara

625
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka sqaruar lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara. Sipas Blushit, “Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.