Prokuroria nis seancat e ankimeve për shëtitoren e Qeparoit

494
Rinisin protestat kontestuese në Qeparo ndaj shëtitores, pasi jo vetëm nuk ka trasparencë, por edhe mashtrime e grabitje pronash të çertifikuara nga shteti që u njeh këtyre banorve që preken nga projekti të derjtën e pronësisë. Më herën, në fillesat e sajë, ky projekt u kontestua nga banorët, pasi u pa shmanbje nga projekti me qëllim përfitimin e ish deputetit Kokëdhima, sipas deklarimeve të banorve. Por pasi u ankuan në instancat shtetërore dhe dalja në fletoren zyrtare të dëmshpërblimit sipas koefiçentit të tregut, banorët që preken nga projekti pritën, por më kot, ndaj tyre vijoi mashtrimi. Ndaj rikthehet në vëmendjen e oponionit publik dhe të prokurorisë së Vlorës çështja e shëtitores së Qeparoit. Ditën e së martës së 05 prillit , në zyrat e prokurorisë së Vlorës do të ngjit shkallët qytetari I parë, nga banorët që kanë ankimuar shpronësimin dhe grabitjen, sipas tyre , të pronave të njohura me ligj. Banorët e Qeparoit hedhin dyshime mbi sih deputetin Kokëdhima, bashkëfshatarin e tyre, për këtë lojë mafiozash në grabitje të pronave. Banorët pretendojnë se shohin veprime abuzive në zbatim të këtij projekti me rinisjen e investimeve që kanë filluar dy vite më parë dhe sot shohin shmangien e qëllimshme nga projekti I parë, kjo me synime të përfitimit personal , sipas tyre dhe argumentave që përcjellin, sepse shmangia nga projekti I parë dhe pa asnjë trasparencë, mbështetet edhe nga pushtetarët.Ata deklarojnë edhe nisjen së shpejti të protestave, krahas ankesave në instancat shtetërore shqiptare dhe të drejtësisë ndërkombëtare, në mbrojtje të pronave të tyre të ligjshme dhe çjerrjen e maskës së garbitsve të këtyre pronave. Po Ç’farë është kjo histori? Projekti I kësajë shëtitoreje filloi fill mbas fitores së PS në zgjedhjet e 2013-ës, ku deputeti I zëshëm asokohe, qeparotasi Koço Kokëdhima negocioi për të dhe u prit me entuziazëm nga banorët, si një projekt zhvillimi për turizmin e vendit dhe tepër dashamirës për banorët e Qeparoit. Banorët thonë se projekti u prezantua fillimisht I ndarë në dy lote. U premtuan dëmshpërblime, se në lotin e parë u preken trojet rreth 15 pronarve. Në lotin e dytë u dëmtua tokë bujqësore dhe pemtari e shumëllojtë që kultivon kjo zonë bregdetare dhe me ullinj shumë shekullorë që për prerjen dhe zhdukjen e tyre duhet vendim I posaçëm qeveritar, pasi kjo pemë “ e bekuar” sipas banorve të zonës, gëzon statusin “ Monopol shtetëror” dhe ky status nuk lejon as pronarin ta presë deri në zhdukje pa lejen e pushtetit vendor. Përveç pemtarisë janë shëmbur edhe objekte dhe shtëpi që nuk janë dëmshpërblyer ose janë vlerësuar disa herë më pak se çmimet e treguat apo vlefta reale, deri në një vlerësim qeshrak , në 27 milonë lekë të vjetra. Po a mundet ky çmim në zonën më të parapëlqyer turistike në brigjet e jonit? Këto pasoja, sipas banorve, erdhën nga devijimi I projektit të parë , devijim I kryer për nevoja klienteliste dhe interesa personale të parcaktuara dhe të menduara me një strategji të posaçme. Banorët akuzojnë drejtpërderjetë aferat që sipas tyre janë ato arsyet e shmangies së projektit dhe mostrasparenca, ashtu si mos pagesa e dëmshpërblimeve dhe mosvlerësimi real I vlerës së tyre. Në peticionin e parë, banorët e Qeparoit, duke parë mospërfilljen e dokumenteve të tyre shtetërore që I njeh pronarë, u janë drejtuar të gjitha instancave shtetërore, si të legjislacionit edhe atyre të ekzekutivit, por janë përballur me heshtje të madhe, megjithse bashkëfshatari I tyre tanimë nuk është deputet. Pra ç’po ndodh?-Nuk e kuptojmë,-shprehen banorët,-se si mund të na shpronësojnë , pa na vënur më parë në dijeni? Edhe kur kemi shkuar në Bashkinë e Himarës, kemi marrë si përgjigje shfajësuese dhe justifikuese se është projekt I dalë nga zyra e deputetit. Po sot ai nuk është deputet, kush e mbron këtë projekt?-shprehen të irrituar banorët, duke kërkuar të rikthehet në zbatim projekti I parë dhe të bëhet rivlerësim I saktë, pasi nuk janë kundër ndërtimit të shëtitores, por jo ti grabisin e shpërfillin në pronat e tyre shekullore.Projekti I dytë, sipas tyre,jo vetëm shpronëson pa trasparencë dhe pa dëmshpërblim real pronarët e ligjshëm, por ka edhe abuzim financiar e social; projekti I parë parashikonte shpenzime në vlerën e 860 milonë lekësh, ndërsa I dyti shkon rreth 1 miliardë e 700 mijë lekë, ndaj banorët e kërkojnë trasparencën se ç’po ndodh me pronat e tyre dhe me vet hapësirat publike të fshatit Qeparo dhe bregdetit deri në Ksamil, ndaj sipas banorve , duhet zbatuar projekti I parë. PO Ç’FARË I KANË KËRKUAR ORGANIT TË AKUZËS BANORËT E QEPAROIT? Banori qeparotas që do të ngjit shkallët e prokurorisë së Vlorës të martën e 05 prillit 2017, Aristotel Dukë Todhri(do të paraqitet I biri I Aristotelit se ky I fundit ka pak kohë që u largua nga jeta dhe ankimin do ta mbrojë I biri) Në kallzimin penal kundër Bashkisë Himarë dhe kryetarit Jorgo Goro thuhet se në vitin 2016 bashkia e Himarës I ka vënë në dijeni se qeveria shqiptare ka nxjerrë një urdhër për shpronësim dhe ka një projekt për ndërtimin e një rruge që kalon dhe prekë pronat e tyre me një vlerësim 204 lekë për metër katror. Kështu bashkia ka marrë tokën me një çmim qesharak me shkresë zyrtare duke mos dhënë as mundësinë për tu njoftuar dhe njohur me projektin, ndaj I drejtohen prokurorisë për kundraligjshmërinë e këtyre veprimeve nga bashkia Himarë. Mëtej denoncimi I banorve nënvizon faktin se janë përballur me dhunim të pronës, ku persona të pa paisur me autorizim kanë prishur muret rrethuese dhe kanë prerë edhe ullinjtë shekullorë dhe gjithë pemtarinë e sajë. Këta persona na kanë kërcënuar me forcën e shtetit dhe duke mos pasur frikë nga dyert e shtetit. Në këtë kallëzim penal neve nuk jemi kundër zhvillimit të zonës, por jemi për zbatimin e ligjeve të shtetit pasi jemi dëmtuar rëndë në pronën tonë si:-Ullinjtë e vjetër të cilësuar pasuri kombëtare, u prenë pa na njoftuar fare. 2-Nuk na është paraqitur asnjë vendim për shpronësim me të dhënat përkatëse të sipërfaqes së shpronësuar.3-Nuk kemi një akt vlerësimi të ullinjve të prerë dhe sipërfaqes së shpronësuar, nëse ka akt shpronësimi.4-Ndjehemi të dhunuar dhe të frikësuar, pasi mënyra se si u veprua për të na shkatërruar pronën, të krijon përshtypjen se ç’do gjë mund të bëhet, pavarsisht ligjeve të shtetit në fuqi. Referuar nenit 150 të kodit penal:”shkatërrimi, apo dëmtimi me dashje I pronës, kur pasojat materjale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vejt. Pa llogaritur prerjen e ullinjve të vjetër. REFERUAR RREGULLORES SË PLANIT TË INTEGRUAR NDËRSEKTORIAL PËR BREGDETIN: -Mbrojtja e peisazheve bujqësore, agrumeve, vreshtari që pasqyrojnë aktivitetin(ose përdorshmëria historike, të kulturave tradicionale të zonave) -Nuk lejohet prerja e pemëve të ullirit, agrumeve, me vlerë ushqimore dhe vizuale të peisazhit(nuk lejohet në mënyrë kategorike prerja e ullinjve të lashtë) Ndaj, si banorë të prekur nga ky shpronësim I paligjshëm , kërkojmë nga organi I prokurorisë të ndësrhyni me fuqinë që ju jep ligji për të ndërprerë këtë shkelje hapur të ligjit në cënim të individit, pronës, ambientit dhe ekonomisë, si dhe të na kthehet prona e rrëmbyer, përfundon kërkesa e akt-padisë së banorve të Qeparoit në prokurorinë e Vlorës me një dokumentacion të shumtë dokumentar e fotografik si dhe harta kadastrale e topografike. 
Agron MEMA 
Sigal