Calhanoglu: Nuk ishte e lehtë, Shqipëria ka një skuadër të fortë

445
Sigal

Mesfushori i Turqisë, Hakan Calhanoglu, shënoi një gol të bukur ndaj Shqipërisë dje në mbrëmje në “Loro Boriçi”, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës së drejtuar nga Christian Panucci. Ylli i Milanit ka folur pas ndeshjes në një intervistë për mediat.

“Nuk është e lehtë të fitosh në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria ka një skuadër të fortë, me shumë lojtarë që luajnë edhe në Itali. Megjithatë, mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, nuk e ulëm ritmin për asnjë moment dhe menduam vetëm të merrnim 3 pikët.

Goli? Ndaj thashë që ishte një fitore e vështirë, sepse përballë kishim lojtarë të mirë, që luajnë në Serinë A. Sulmuesi ynë bëri një lëvizje të mirë përpara dhe krijoi hapësirë për mua, ndaj e pata të thjeshtë të gjuaja si doja dhe të shënoja.

Gara për kualifikim, Shqipëria një rival më pak? Të shohim ndeshje pas ndeshjeje, është vetëm një fitore dhe sapo kemi nisur. Luajtëm një ndeshje të mirë ndaj Shqipërisë dhe tani mendojmë për ndeshjen e së hënës, kundër Moldavisë”.