“Krim federal në Amerikë, me para droge? Edi Rama të tregojë burimin e 80 mijë USD”

87
Prej një jave Edi Rama gjendet nën akuzë se ka financuar një krim federal në Amerikë, dhe ai nuk jep asnjë shpjegim. Bilal Shehu, taksisti i New Jersey e ka pranuar se 80 mijë dollarëshi që ka paguar në fushatën e Obamës, për ti mundësuar Ramës një takim dhe një foto me presidentin amerikan, i ka ardhur nga jashtë. Nga një burim i huaj. Nga Shqipëria. Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre? Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, cka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.
Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt. Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i 80 mijë dollarëshit që u pagua nga një burim i huaj.
Dhe është ai që duhet të përgjigjet:
Nga vijnë këto para?
Kush është burimi?
Kush është pagatori, kush është ky donator i Edi Ramës? 
A janë para të ligjshme, apo të aktiviteteve kriminale?
Sa më shumë struk kokën e nuk përgjigjet për këto pyetje, aq më shumë rëndohet akuza ndaj tij, aq më shumë bëhet e besueshme se Edi Rama financoi një krim federal në amerikë me para të pisëta.