Kreu i PD-së Basha: “Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim”,

494
Sigal

Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të mëdha të shiut, bulevardi Dëshmorët e Kombit edhe sot është tejmbushur nga dhjetëra mijëra shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë ilegjitime.

“Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime  i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues.Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim”, u shpreh Basha.