Kongresi i PS, Veliaj shpall kandidaturën për Tiranën: Pres mandatin e dytë

485
Sigal

Veliaj konfirmoi rikandidimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vite të tjera. Kryebashkiaku Erion Veliaj: “Mezi e pres që të fillojmë këtë mandat të dytë, me projekte të reja, por dhe me gjëra që kemi mësuar si t’i bëjmë më mirë. Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë”.

Rama ‘djeg’ Flamur Golemin nga kandidimi për bashkinë

Kryeministri Edi Rama e ka skualifikuar mjekun dhe deputetin socialist Flamur Golemi, nga mundësia për të garuar si kandidat për Bashkinë e Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama, i ka shprehur hapur kundërshtinë e tij mjekut Flamur Golemi, që ishte thuajse i sigurt si kandidat i PS. “Nuk je Flamuri deputet, ashtu siç ishe Flamuri mjek”, i ka thënë Rama, në shenjë pakënaqësie. dy kandidatë të tjerë për garën lokale, e kanë marrë si sihariq. Artemisa Dralo dhe Armand Hila, tani i shohin mundësitë e tyre shumë më të mëdha.