Komploti/ Maqedonasit donin të rrëzonin Qeverinë Rama

725
Sigal

Ka dalë në dritë komploti që do vihej në zbatim në Shkup për rrëzimin e Qeverisë së Tiranës të udhëhequr nga udhëheqësi Edi Rama.

Mekanizmi që është përdorur e ka fillesën tek ftesa e munguar ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Intriga është thurrur në Paris, ku mendohet se shtatshkurti Emmanuel Macron është shumë xheloz ndaj shtatlartit shqiptar.

Megjithë ngulmimin e Angela Merkel, loloja frëng nuk do që t’i japë këto ftesa, jo se nuk janë plotësuar kushtet, por sepse kërkon të rrëzojë nga gjelozia e verbër Artistin e Ballkanit. Këtu hyn në lojë leva e rajonit në duart e galëve, Zoran Zaev. Ky ka thënë që nëse nuk e merr ftesën do e shpërndajë qeverinë e tij.

Pra, bjeri pragut të dëgjojë dera. Medemek, meqë bie maqedonasi, duhet të bjerë dhe shqiptari.

Këtu udhëheqësi ynë e zbërtheu komplotin dhe vendosi që si me ftesë, si pa ftesë dielli do të lindë në 19 tetor, ndaj harrojeni dorëheqjen nga qeveria, ndaj ka urdhëruar të përkthehet në frëngjisht shprehja: “Noc Rrokun!”.