Koalicioni, LSI mban ende pezull Ramën: Nuk është kjo me rëndësi për momentin

52
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili thotë se koalicioni mes PS-së dhe LSI-së vijon të jetë funksional pavarësisht problematikave me të cilat është përballur. Nëse do të vijojë apo jo të jetë i tillë edhe në zgjedhje, kjo për Vasilin nuk është më e rëndësishmja, pasi kryesorja është të përfundohet Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi.

LSI vazhdon kështu të mbajë ende pezull Ramën, ndonëse ky i fundit u shpreh i sigurt të enjten se LSI-ja do të vazhdonte koalicionin me PS-në.

“Ne jemi në një koalicion me Partinë Socialiste, kjo është e qartë. Është një koalicion, i cili përballet me problematika, edhe të qeverisjes, por edhe problematika të tjera politike. Ndërsa, përsa i takon mënyrës se si do të garohet, përpara se të shkojmë tek një përgjigje e tillë, që për mua nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është të përfundojmë Reformën Zgjedhore, të përgatisim një Reformë Zgjedhore për t’i dhënë fund zgjedhjeve të kontestuara dhe të papranuara dhe njëkohësisht të vëmë në lëvizje, të eci përpara Reforma në Drejtësi. Këto janë dy çështje madhore, të cilat janë ato që janë në axhendën themelore të politikës shqiptare. Dhe detyrimisht, këto janë ato të cilave duhet t’u japim përgjigje”, ka thënë Vasili në një intervistë.

Sa i përket vettingut, ai ka theksuar se është një process që duhet bërë me konsensusin e opozitës.