Klosi: Orientimi drejt profesioneve, një mënyrë lidershipi

451
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi së bashku me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ishin sot të pranishëm në prezantimin e rezultateve të sondazhit “Liderat e ardhshëm-Hapat e para në tregun e punës”, i realizuar nga Deloitte Albania. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se orientimi drejt arsimit profesional është mënyrë për të zhvilluar tiparet e një lidershipi. “Është shumë e nevojshme të orientohemi drejt arsimit profesional në mënyrë që të rinjtë që në moshën 18 apo 20-vjeçare të jenë lidership të familjes së tyre, të kenë mundësi të ndihmojnë familjen e tyre dhe në komunitetet ku jetojnë të bëhen lidership”, tha Klosi. Sakaq, ai vuri në dukje se janë të rinjtë që duan një jetë më të mirë, e sipas tij, ata janë forca e një vendi.
Sigal