Klosi: Do të studiojmë vlerat e gjithë Zonave të Mbrojtura për të kaluar në vendimarrjen e fundit të Këshillit të Ministrave

119

Mbi 18 % e sipërfaqes së vendit është Zonë e Mbrojtur, po a e meritojnë vertet një status të tillë? A ka zona të tjera me vlera, të cilat nuk e kanë këtë status, por që duhen ruajtur si të tilla? Ku duhet të lejohen zhvillimet urbane, ndërtimet dhe ku jo? Të gjitha këtyre pyetjeve do t’u japë përgjigje një studim mbi Vlerat e Zonave të Mbrojtura, i cili po ndërmerret nga Shoqata e Parqeve Kombëtare dhe AKZM. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mori pjesë në takimin e organizuar për këtë qëllim në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. “Ishte një diskutim realisht shumë interesant pasi duken si të bukura zonat por kur i kupton nga brendësia e tyre, kupton realitetin, problematikat që ka pushteti lokal për t’i menaxhuar, kupton  problematikat që ka Drejtoria e Zonave të Mbrojtura por po ashtu edhe zhvillimet në këto zona. Këto zona janë të bukura se janë të ruajtura, se kanë një mbrojtje të vecantë, por janë shumë të rrezikuara nga zhvillimet e vrullshme të kohëve moderne”, tha Klosi. Janë parashikuar mbi 20 takime mes AdZM-ve, përfaqësuesëve të pushtetit lokal dhe ekspertëve, të cilat po kryhen në të gjithë vendin, duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe analizës së detajuar asnjë zonë të mbrojtur nga Parqe Kombëtare deri te Monumentet e Natyrës. Rezultatet e gjithë kësaj pune do të jenë të vlefshme për të gjithë komunitetet dhe grupet e interesit që përfshihen në zonat e mbrojtura. Procesi do të konkludojë me një vendimarrje. “Do të jemi kudo nëpër Shqipëri për t’ia dedikuar të gjithë periudhën tetor- nëntor këtij diskutimi dhe për të kaluar pastaj në vendimmarrjen e fundit të Këshillit të Ministrave për të përcaktuar me rregulla të qarta dhe me etiketime të qarta, por edhe me pasaporta të qarta, ku të tregohet pse kjo zonë është e mbrojtur dhe cfarë lejohet e cfarë nuk lejohet. Ka ardhur koha që të vihet pika mbi i dhe zonat e mbrojtura të jenë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për brezat që do të vijnë” tha Klosi.I pyetur nga gazetarët mbi idenë e ngritjes së një resorti turistik, në zonën qëndrore të këtij parku Klosi u përgjigj: “Besoj tani kemi një vendimmarrje të Këshillit të Investitorëve Strategjikë që e ka pezulluar të gjithë idenë për ndërhyrje në këtë park. Jemi në fazën që ky park është super i mbrojtur, është një mbrojtje jo vetëm shqiptare, por edhe europiane, është shpallur si zonë Emerald dhe një zonë e mbrotur e vlerë e Rrjetit Natura 2000. Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t’u mbrojtur më mirë dhe jo për t’u rikthyer prapa”, tha Klosi.

 

Fjala e ministrit Klosi në Parkun Kombëtar Divjakë

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Kafshëve të Egra filluam nga Parku i Divjakës debatin publik për të gjitha zonimet e ZM në Shqipëri. Është një debat që ne e kemi bërë prej shumë kohësh me ekspertë të fushës, me profesoratin e universiteteve por tashmë ka ardhur produkti për t’u diskutuar në realitet. Përse një zonë e mbrojtur duhet të ketë vlera, cilat janë arsyet që ky park apo parqe të tjera në Shqipëri janë zona të mbrojtura, si do të mbrohen por edhe se si këto zona të mbrojtura do të transformohen në burime të vërteta për turizmin shqiptar.

Ishte një diskutim realisht shumë interesant pasi duken si të bukura zonat por kur i kupton nga brendësia e tyre, kupton realitetin, problematikat që ka pushteti lokal për t’i menaxhuar, kupton problematikat që ka Drejtoria e Zonave të Mbrojtura por po ashtu edhe zhvillimet në këto zona. Këto zona janë të bukura se janë të ruajtura, se kanë një mbrojtje të vecantë, por janë shumë të rrezikuara nga zhvillimet e vrullshme të kohëve moderne. Ne parkun e Karavastasë e kemi mbrojtur tashmë, nuk ka më diskutim që ky do të jetë një park i mbrojtur, një zonë e pasurive të mëdha europiane por edhe brenda kësaj mbrojtjeje ka nevojë për të përmirësuar shumë më tepër dhe për këtë diskutim public do të jemi kudo nëpër Shqipëri për t’ia dedikuar të gjithë periudhën tetor- nëntor këtij diskutimi dhe për të kaluar pastaj në vendimmarrjen e fundit të Këshillit të Ministrave për të përcaktuar me rregulla të qarta dhe me etiketime të qarta, por edhe me pasaporta të qarta, ku të tregohet pse kjo zonë është e mbrojtur dhe cfarë lejohet  e cfarë nuk lejohet. Ka ardhur koha që të vihet pika mbi i dhe zonat e mbrojtura të jenë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për brezat që do të vijnë.

A do të ketë resort turistik në këtë Park?

Besoj tani kemi një vendimmarrje të Këshillit të Investitorëve Strategjikë që e ka pezulluar të gjithë idenë për ndërhyrje në këtë park. Jemi në fazën që ky park është super i mbrojtur, është një mbrojtje jo vetëm shqiptare, por edhe europiane, është shpallur si zonë Emerald dhe një zonë e mbrotur e vlerë e Rrjetit Natura 2000. Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t’u mbrojtur më mirë dhe jo për t’u rikthyer prapa