Jozefina Topalli paralajmëron Bashën: Do provosh zemërimin e demokratëve nëse nuk liron partinë

465
Jozefina Toalli, një nga zërat më kritikë ndaj Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, sidomos pas humbjes në zgjedhje, paralajmëroi një dalje për mediat sot në orën 14:00.

“Nuk pranon barazi në garë. Nuk pranon rregulla të barabarta, nuk pranon konkurrentë idesh e personalitetesh. Nuk pranon debat. Basha tmerrohet nga forumi se tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim e debat. Këto janë kushte të panegociushme. I bëj thirrje Bashës të çlirojë pengmarrjen e partisë para se të provojë zemërimin e demokratëve. U bëj thirrje demokratëve të bëhemi bashkë të mbrohemi nga pengmarrësit. I them që është koha të mbrojmë të drejtën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat demokratike që na lidhin prej dekadash,” tha Topalli në konferencë.

Konferenca e saj pritej me interes të madh pas situatës së krijuar në PD, që pasi kryetari Basha hapi garën për kryesimin e partisë.

Kujtojmë këtu se pas humbjes së thellë të PD-së, Topalli shpërtheu me një status kundër Lulzim Bashës, duke bërë thirrje për protesta deri në largimin e tij nga kreu i PD-së. Ajo e akuzon Bashën se po e çon PD-në në greminë.
Sigal