“Jam gati t’i përvishem punës”, mesazhi i parë i ambasadores së SHBA një ditë pas mbërritjes në Tiranë

171

“Jam gati t’i përvishem punës”. Kështu shprehet në mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e cila mbërriti në Shqipëri një ditë më parë.

🇦🇱 │ “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, u shpreh Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në një postim në faqen në Facebook të ambasadës.

Ambasadorja që pason Donald Lu në Tiranë do të ketë në fokus zbatimin e reformës në drejtësi, si dhe luftën kundër influencës iraniane në vendin tonë për shkak se Shqipëria sic dihet strehoen grupin e muhaxhedinëve të kërcënuar nga regjimi i Iranit.