Zëdhënësi i Fules: Në shtator, Tirana dialog të nivelit të lartë

343
Sigal

Tre muaj pas marrjes së dritës jeshile nga KE, Brukseli dhe Tirana zyrtare , do të ulen në tryezën e radhës të dialogut të nivelit të lartë, e para, që kur Shqipëria mori statusin e kandidatit. Në fund të shtatorit, përballë eurokomisionerit Stefan fule, politika do të japë llogari për arritjet e kryera që nga takimi i fundit. “Është rënë dakord me partnerin tonë, Shqipërinë që do takohemi rregullisht për vazhdimin e dialogut të lart për prioritetet kyçe. Në fund të shtatorit do mbajmë një raund tjetër të dialogut. Tryeza, do të bëjë një vlerësim se çfarë është arritur në këto pak muaj. Kur Komisioni rekomandoi statusin, ne nënvizuam se çfarë prisnim nga Shqipëria sa i përket reformave që janë bërë deri tani dhe çfarë duhet bërë me vonë, duke u fokusuar në prioritetet kyçe, administrata, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe bashkëpunimi në Parlament mes palëve politike, është shumë e rëndësishme”, shprehet Peter Stano.